Handbook – installers (Albanian)

Materiale – qeramikë sanitare

Materiale

Vitreous china është i prodhur prej balte të bardhë dhe minerale të imëta. Pas pjekjes së produktit në temperaturë të lartë, vlera mesatare e përthithjes së ujit nuk është më shumë se 0,5% e peshës së thatë të artikullit. Në këte mënyrë arrihet densitet 99.5%, që do të thotë se edhe pa lustrim, produkti nuk mund të ndotet me baktere dhe mbetet higjenikisht i pastër. Të gjitha sipërfaqet janë të veshura me një lustër të veçantë, e cila siguron mbrojtje shtesë dhe sipërfaqe të bardhë me shkëlqim ose sipërfaqe me ngjyrë. Qeramika sanitare është rezistente ndaj presionit, e padjegshme, e papërshkueshme nga korrozioni, nuk ndryshon ngjyrë me kalimin e kohës, nuk ndryshket dhe ështe rezistente ndaj acideve dhe alkalave. Për prodhimin e qeramikës sanitare, përgatitet një përzjerje të cilës i referohen si baltë e gatshme. Përbërësit e saj janë argjila plastike, kaolina, rëra dhe uji. Karakteristikat kryesore të produkteve janë: • Kapacitet për absorbim uji <0.5%, • Temperatura e pjekjes: 12000C - 12200C, • Rezistentë ndaj acideve, alkalave, ujit të nxehtë, tymosjes, goditjes, gërryerjes, shok temperature, • Rezistentë ndaj lakimit (500 kg/cm2). Fine Fireclay është një përzierje prej porcelani xhami i imët dhe argjile zjarrduruese. Ka avantazhin e ruajtjes më te mirë të formës gjatë procesit të prodhimit. Eshtë i përshtatshëm për lavamane dhe pjata dushi, tek të cilat është veçanërisht e rëndësishme të arrihet një sipërfaqe e lëmuar dhe e njëtrajtshme. Kapakë për WC: Lënda e parë për këto produkte është Duroplast, e cila merret në granula dhe përpunohet në kallëpe speciale me një temperaturë prej rreth 150 ° C në një makineri prese shtypëse 2 tonëshe. Karakteristika na Duroplast: • I parrezikshëm për mjedisin - nuk përmban substanca ndotëse, • Rezistent ndaj cigareve – plotëson Standardin DIN 438-2.18, • Energji elektrike statike - rezistente ndaj elektricitetit statik dhe prandaj nuk lejon pluhurin, • Rrezatimi UltraViolet - rezistent ndaj UV, në përputhje me standardin EN 438-2.18, • Qëndrueshmëri – sipas standardit EN 438-2.14 të gjithë kapakët i nënshtrohen një testi qëndrueshmërie deri në 150 kg, • Rezistentë ndaj kimikateve - në përputhje me Standardin EN 438-2.15.

18

Made with FlippingBook Online newsletter